Get Mystery Box with random crypto!

Lexojmë në namazet tona të paktën 17 herë në ditë këto dy ajet | Udha e Selefit

Lexojmë në namazet tona të paktën 17 herë në ditë këto dy ajete:

"Udhëzona në rrugën e drejtë!
Në rrugën e atyre që #i_ke_begatuar_me_mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!"

Surja El-Fatiha, ajeti 6-7.

Po kush janë ata të cilët Allahu i ka begatuar me mirësi?

Përgjigjen e kemi në ajetin e mëposhtëm:

"Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata të cilët Allahu #i_ka_begatuar_me_mirësi : me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me të drejtët! Eh sa shokë të mrekullueshëm janë këta!"

Surja En-Nisa, ajeti 69.

E lusim Allahun e Lartësuar të na bëjë prej tyre!

hoxhë Brulind Callari
https://t.me/UdhaeSelefit